Telegrafi

Kanadaja kërkon përgjigje nga princi saudit për rastin Khashoggi

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, ka kërkuar nga princi trashëgimtar i Arabisë Saudite, Muhammed bin Selman që të japë përgjigje në pyetjet lidhur me vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

Sipas televizionit CBC, Trudeau në Samitin e G20-së, ka zhvilluar një takim të shkurtër me Muhammed bin Salman dhe me këtë rast Trudeau ka kërkuar nga princi trashëgimtar saudit bin Salman që të përgjigjet në pyetjet lidhur me vrasjen e Khashoggit.

“Ka nevojë për përgjigje më të mira në lidhje me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi”, ka thënë ai.

Lexo po ashtu ‘Khashoggi-n e copëtuan për shtatë minuta, dëgjonin muzikë’

Trudeau ka njoftuar princin trashëgimtar bin Salman se duhet të lirohet edhe aktivisti i Arabisë Saudite, Raif Bedevi.

Takimi i Trudeaut dhe Princit të kurorës ishte i pari pas krizës diplomatike mes dy shteteve, e cila shpërtheu në gusht pas arrestimit të disa aktivistëve për të drejtat e njeriut në Arabinë Saudite. /Telegrafi/