Telegrafi

Kanadaja e gatshme të ndihmojë në trajnimin e pjesëtarëve të FSK-së

Komandanti i FSK–së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, së bashku me sekretarin e përgjithshëm të MFSK–së, Shkelzen Sylaj, priten në takim ambasadorin e Kanadasë, për Kroaci dhe Kosovë, Daniel Maksymiuk.

Në këtë takim, ambasadori kanadez u njoftua me të arriturat e përgjithshme të MFSK/FSK–së si dhe me proceset dhe rrugën për të ardhmen e FSK-së.

Ambasadori i Kanadasë, Maksymiuk edhe njëherë konfirmoi gatishmërinë e shtetit të tij, për përkrahje të pa rezervë për MFSK/FSK-në dhe shtetin e Kosovës në përgjithësi.

Me këtë rast, ambasadori i Kanadasë shprehu gatishmërinë dhe kërkoi inicimin e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit me MFSK/FSK-në, për zhvillimin e aktiviteteve konkrete në fushën e trajnimit dhe avancimit të pjesëtarëve të FSK–së.

Ndërsa, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, gjithashtu konfirmoi që edhe MFSK/FSK-ja, janë të gatshëm për nënshkrim të një marrëveshje të tillë e cila hapë rrugë të reja për ngritjen profesionale të të gjithë pjesëtarëve të MFSK/FSK.  /Telegrafi/