Site icon Telegrafi

Kanadaja do ta mbështes Kosovën në aspektin ekonomik

Ministri i Financave Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim ambasadorin kanadez në Kroaci Daniel Maksymiuk i ngarkuar edhe për Kosovë, ku kanë biseduar lidhur me thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe politik në mes të dy vendeve.

Me këtë rast Ministri Hoti e falënderoi Ambasadorin Maksymiuk për vizitën dhe për mbështetjen e përhershme që shteti Kanadez i ka dhënë Kosovës, dhe e njoftoi atë për ndryshimin e politikave fiskale në favor të bizneseve.

Ministri Hoti gjithashtu shprehi gatishmërinë e tij për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe institucional, me theks të veçantë në thithjen e investimeve të huaja.

Ndërsa, Ambasadori Maksymiuk falënderoi Ministrin Hoti për pritjen dhe shprehi gatishmërinë e tij dhe të shtetit kanadez për ta mbështetur Kosovën në aspektin ekonomik dhe politik edhe në të ardhmen, si dhe përkushtimin për të rritur investimet e bizneseve kanadeze në Kosovë. /Telegrafi/

Exit mobile version