Pavarësisht ngadalësimit të krijimit të vendeve të punës në Kanada, me një rritje prej vetëm 10 700 vende të reja, niveli i papunësisë ka rënë me 0,2 pikë duke arritur në 6,8 për qind, njoftoi sot instituti i statistikave.
Këto shifra tejkalojnë parashikimin mesatar të ekonomistëve që kishin përllogaritur një nivel papunësie prej shtatë për qind.
Ritmi i krijimit të vendeve të punës ka rënë në raport me muajin tetor (+44 000 vende të reja).