Site icon Telegrafi

“Kanada mbështet integrimet euroatlantike të Maqedonisë së Veriut”

Mbështetje nga Kanada për politikat progresive dhe euroatlantike të vendit tona. Ky ishte përfundimi i takimit të realizuar në mes kryeministri Zoran Zaev dhe Stefan Dion, përfaqësues special i kryeministrit të Kanadasë për Evropë dhe Bashkimin Evropian.

Në takim u përcjell mbështetja e kryeministrit kanadez Justin Trudeau për politikat progresive të kryeministrit Zoran Zaev, siç thuhet në deklaratë, është bërë përparim në fushat kyçe.

Në takim u shpreh mbështetja e Kanadasë, si një nga partnerët më të mirë të BE-së, të proceseve eurointegruese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, pasi që Kanada dha mbështetje për anëtarësi të vendit në NATO, nëpërmes ratifikimit të protokollit për anëtarësim në NATO./Telegrafi/

Exit mobile version