Site icon Telegrafi

Kanabisi i legalizuar në Gjermani, çfarë do të thotë për rregullat e trafikut?

Gjermania e ka legalizuar kanabisin, megjithëse opinioni publik është i ndarë për këtë, pyetja është se çfarë ndodh me rregullat e trafikut.

Pyetja kryesore është se sa THC (Delta-9-tetrahydrocannabinol) do të lejohet në gjak – dhe me këtë rast është shprehur edhe organi rregullator dhe ka propozuar vlera kufitare për qarkullimin.

Sugjerohet – bazuar në përbërësin aktiv THC – një përqendrim prej 3.5 nanogramë për mililitër serum gjaku, siç njoftoi pak ditë më parë Departamenti Federal i Transportit.

Lexo po ashtu Legalizohet kanabisi në Gjermani - cilat janë rregullat e reja dhe pse nuk vlejnë për turistët

“Nëse arrihet kjo vlerë, efekti i rëndësishëm për sigurinë në komunikacion gjatë drejtimit të mjetit motorik nuk është i largët”, njofton ministria.

Pra, nuk ka kufi zyrtar, por me siguri do të arrijë së shpejti. Megjithatë, ka kufizime për shkak të të cilave drejtuesit e mjeteve mund të kenë problem në gjykata në rast aksidenti, pra në mbledhjen e dëmeve nga sigurimet.

Në praktikën gjyqësore është vendosur vlera prej 1 nanogrami THC në serumin e gjakut, çka do të thotë se sanksionet janë ende të kërcënuara.

Për të futur vlerën kufi të rekomanduar, është i nevojshëm ndryshimi i ligjit nga Bundestagu, siç thuhet më poshtë, dhe deri në ndryshimin e mundshëm të Ligjit të Trafikut, do të zbatohen rregullat aktuale, më të rrepta. /Telegrafi/

Exit mobile version