Telegrafi

Kanabis para ndërtesës së qeverisë

Fotografitë e fidanëve të kanabisit janë publikuar në gazetën Troud, që ka shtyrë autoritetet të pranojnë ekzistimin e tyre dhe të publikojnë se kanë zgjedhur problemin pa fije mëshire.

"Me kënaqësi mund të ju informojmë se problemi menjëherë dhe deri në pikë të fundit është çrrënjosur", ka njoftuar zëdhënësi i qeverisë.

Policia bullgare gjatë javëve të fundit është duke zhvilluar një fushatë të rreptë kundër kultivimit të kanabisit dhe gjatë kësaj periudhe ka sekuestruar gjashtë tonë marihuanë, përfshirë edhe një sasi të konsiderueshme në kopshtin e një prifti.