Site icon Telegrafi

Me kanabis në xhepa shkoi në stacionin policor, ankesa e 33-vjeçarit befasoi policinë

Një përdorues i kanabisit mori një qese të drogës dhe u fut brenda në stacioni policia, për t’u ankuar se nuk ishte “me cilësi të mirë”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Arthur Liwembe (33) u arrestua menjëherë pasi shkoi në stacionin e policisë me vullnetin e tij dhe ua paraqiti kanabisin policëve në detyrë, duke u ankuar se nuk ishte i lumtur me blerjen e tij.

Gjykatësi John Hughes tha se sjellja e Liwembe ishte “e palogjikshme për të thënë të paktën” dhe ishte tregues i një “psikoze” të shkaktuar nga kanabisi.

Madje, siç thuhet tutje, ai shtyu rastin për një raport prove.

Ndryshe, Liwembe, një ish student, u deklarua fajtor për posedimin e paligjshëm të kanabisit dhe akuzave të tjera.

Gda Ian Foley i tha Gjykatës së Rrethit në Dublin se Liwembe shkoi në Kilmainham Garda Station më 10 korrik dhe nxori një qese me kanabis me vlerë 10 eurosh nga xhepi i tij.

“Ai tha se kishte blerë drogë dhe besonte se ajo nuk ishte e kualitetit të mirë”, ka thënë Gola Foley. /Telegrafi/

Exit mobile version