Telegrafi

Kamuflon veturën sikur autoambulancë, për një arsye shumë interesante (Foto)

Gjykata në Nurthumbeland të Anglisë, e ka dënuar një burrë me njëmijë funte, dhe ia ka hequr nëntë pikë nga patenta, pasi është zënë duke vozitur një veturë të kamufluar si autoambulancë.

Shaun Scandle i ka vënë makinës së tij të bardhë, shenjën e emergjencës, ngjyrat gjelbër dhe verdhë në pjesët anësore, si dhe sirenën me drita në tavan, transmeton Telegrafi.

Shoferi 31-vjeçar është xhiruar, teksa ka kaluar nëpër një kolonë të gjatë, me bori dhe drita të ndezura, sikurse bëjnë autoambulancat kur nisen për ndonjë intervenim.

Pasi është identifikuar nga Policia, i është konfiskuar vetura, ndërsa ai është liruar me kusht derisa është vënë para drejtësisë. /Telegrafi/