Revista ndërkombëtare nga Korea Jugore ‘BOB International Magazine of Space Design’ i dedikoi numrin e 177-të kampusit të American School of Kosova duke theksuar të veçantat që po e bëjnë këtë kampus të dallohet nga veprat tjera arkitekturore në nivel ndërkombëtar.
Seksioni ‘Art & Spaces’ iu kushtua arkitekturës dhe dizajnit të kampusit të American School of Kosova, projekt ky i realizuar nga Maden Group, e i cili po vazhdon të mahnisë botën e arkitekturës, veçanërisht për nga aspekti i arsimimit dhe inovacionit.
Bob magazine nuk është e vetmja që e cilëson këtë projekt si të jashtzakonshëm.
American School of Kosova muaj më parë u publikua edhe nga Archdaily.com dhe Archinect news, të cilat janë ndër uebfaqet më të vizituara në botë për arkitekturë.
Këto platforma radhitën kampusin e ASK-së ndër 10 projektet më inovative në mesin e 10 objekteve tjera në botë si: ShBA, Londër, Holandë, Kinë etj.
American School of Kosova vazhdon të jetë lider i pakontestueshëm i arsimit para-universitar në vend.