Site icon Telegrafi

Kampionit të botës në Formula 1, Rosbergut i lind edhe një “princeshë”

Kampioni i botës në Formula 1, sërish është bërë baba.

Bashkëshortja e Nico Rosberg, Vivian solli në jetë në një spital të Montecarlos, vogëlushen Naila

Ka qenë vet piloti gjerman që e ka konfirmuar lajmin e bukur duke thënë se ndihet i lumtur.

“Nuk kam qenë në linjë për një kohë të gjatë dhe ja ku është arsyeja. Çdo gjë shkoi në mënyrë perfekte. Ishte diçka e mrekullueshme.Këtë radhë ky event është i veçante, sepse ne tani e dimë sesa speciale është që të kesh dhe kujdesesh për një vajzë”, tha Nico Rosberg në mesazhin e tij.

Kujtojmë se Naila është vajza e dytë e familjes Rosberg pas Alaias. /Telegrafi/

Exit mobile version