Kampionia në fuqi e Australian Open, Angelique Kerber, është eliminuar nga gara e sivjetme që në raundin e katërt.
Tenistja me renditjen më të mirë në botë, ka pësuar nga Coco Vandeweghe, e cila është e 35-ta në renditje.
Gjermania 29 vjeçare, e cila fitoi titujt Grand Slam në Melbourne dhe US Open në vitin e kaluar, pësoi me rezultat 2-0 në sete (6-2, 6-3).
Në çerekfinale, amerikania 25 vjeçare do të përballet me kampionen e French Open, francezen Garbine Muguruza, e cila fitoi ndaj rumunes Sorana Cirstea (6-2, 6-3).
Në çerekfinale është kualifikuar edhe Venus Williams pas fitores ndaj gjermanes Mona Barthel. /Telegrafi/