Drita Islami, kampione e Evropës në Atletikë dhe pesëfishtë kampione në Maqedoni, kësaj radhe do të garojë ndryshe nga profesioni, do të garojë për ekipin e Shkupit bashkë me Besfort Dulatahu dhe aktorin e ‘standup’ komedisë, Visarin.
Ndërsa kundërshtar i kanë ekipin Llokumat që përbëhet nga moderatorët: Visar Kalludra dhe Florent Zeqaj, dhe modelja, Dorina Rogova.
Të dy ekipet e kanë pritur me shumë dëshirë këtë garë dhe janë përgatitur për një garë shumë të madhe, por gjithsesi mbetet të shihen premtimet në lojë.
“Super Sfida” është një garë që të gjithë mysafirët e shijojnë me gëzime, hidhërime, inati, dramë, tension, humor dhe show, shikuesit në studio dhe para ekranit bëhen gjithmonë tifozë të njërit ekip apo tjetrës, ky show ka një sukses shumë të madh për shumë arsye. /Telegrafi/