Një lajm i bujshëm ka ardhur nga Federata Skitare e Kosovës (FSK), pasi ata kanë arritur marrëveshje me skitaren e kërcimeve me ski, Sophie Sorschag.
Ajo tash e tutje do ta përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtare.
“24-vjeçarja është kampione bote me Austrinë në ekipore për vitin 2021, ndërsa vitin e kaluar mori pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore Pekin 2022”.
“Marrëveshja mes drejtuesve të FSK-së, kryetarit Milaim Kelmendi e nënkryetarit Bujar Turjaka dhe ekipit të Sorschag, u arrit sot në Ljubljanë të Sllovenisë”.
“I urojmë shumë fat e suksese Sorschagut në fanellën e Kosovës”, ka shkruar KOK./Telegrafi/