Site icon Telegrafi

Kampionia e Botës Majlinda Kelmendi viziton shkollat e Prishtinës

Nxënësit me entuziazmin e tyre përgëzuan kampionen për sukseset e saj por edhe e “sfiduan” me shumë pyetje që u interesonin atyre rreth përvojave të kampiones kosovare.

Majlinda gjithmonë e gatshme për të ju përgjigjur këtyre pyetjeve tha se dihet më së miri në takime të tilla me fëmijë sepse ata i bëjnë pyetjet më të mira dhe më të sinqerta. Sporti duhet promovuar te gjitha moshat e sidomos te fëmijët sepse ai është aq i rëndësishëm për një mendje dhe trup të shëndoshë prandaj ndihem shumë mirë që këta fëmijë tregojnë kaq interesim rreth sportit të xhudos në veçanti por edhe rreth sportit në përgjithësi.

Majlinda në këto vizita u demonstroi nxënësve disa nga taktikat e saj në prova me disa nga nxënësit entuziastë të xhudos dhe dha shumë këshilla nga përvoja e saj se si këta sportistë të vegjël të bëhen edhe më të mirë.

Këto vizita u sponsorizuan nga kompania lidere në tregun e qeramikës dhe sanitarisë ALBA Qeramika, e cila është edhe sponsore e kampiones kosovare.

Fisnik Deçani, partner menaxhues i ALBA Qeramika e falënderoi Majlindën për gatishmërinë e saj për të kontribuar në edukimin e fëmijëve dhe premtoi se do të organizojnë ngjarje të tilla edhe në qytete të tjera të Kosovës.

Majlinda Kelmendi është kampione e botës në xhudo, dhe pritet që ta fitojë medaljen e parë olimpike në emër të Republikës së Kosovës në Lojërat Olimpike në Brazil në vitin e ardhshëm.

 

 

Exit mobile version