Milwaukee Bucks ka vazhduar me fitore në elitën e basketbollit amerikan NBA.
Kampioni në fuqi i NBA-së, kanë marrë fitoren e tretë radhazi, teksa kanë mposhtur me gjashtë pikë diferencë Sacramento Kings 133:127.
Ka qenë një ndeshje jashtëzakonisht interesante dhe rivalizuese, ku deri në fund të saj nuk dihej për fituesin.
Edhe pse në mungesë të Giannis Antetokounmpo, Bucks treguan fuqinë duke marrë në fund fitoren e tretë radhazi në NBA.
Khris Middleton ishte fantastik në këtë takim me 34 pikë, gjashtë kërcime e pesë asistime.
Me lojë të mirë u dallua edhe Jrue Holiday që shtoi 26 pikë, derisa DiVicenzo kontribuoi me 20 të tjera.
Tek skuadra mysafire më efikasi ishte Harrison Barnes me 29 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore. /Telegrafi/