Telegrafi

Kampioni triumfon në Los Angeles dhe kalon në gjysmëfinale

Kevin Durant (Foto : Harry How/Getty Images/Guliver)

Golden State Warriors ka arritur të marrë fitoren e katërt ndaj Los Angeles Clippers dhe të kaloj tutje.

Kampioni në fuqi ka triumfuar me 19 pikë diferencë 129:110 për të marrë fitoren e katërt dhe për ta eliminuar me 4-2 Clippers.

Kevin Durant ishte fantastik në këtë takim duke shënuar 50 pikë, pati gjashtë kërcime e pesë asistime.

Me lojë të mire u dallua edhe Steph Curry që shtoi 24 pikë, gjashtë kërcime e po aq asistime.

https://www.youtube.com/watch?v=ob_XPa4sXVI

Ndërkohë Draymond Green arriti Triple Double në këtë sfudë me 16 pikë, 14 kërcime e 10 asistime.

Tek vendasit më efikasi në këtë sfidë ishte italiani Gallinari me 29 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore.

Në gjysmëfinalie të Konferencës së Perëndimit, Warriors do të përballen me Houston Rockets. /Telegrafi/