Prishtina në 10 ndeshjet e zhvilluara në kryeqytet nuk ishte mposhtur asnjëherë nga Llamkos Kosova dhe këtë traditë nuk e prishi as sot.
Edhe pse moti ishte shumë i mirë me diell, të dy ekipet u shfaqen shumë të ngurta në pjesën e parë. Përmendim dy raste të Liridon Latifit, por portieri Zymeri ishte në vend.
Në pjesën e dytë pamë një Prishtinë krejt tjetër. Bardhekaltërit shtuan presionin e tyre në kërkim të golit dhe ia dolën mbanë. Në minutën e 57-të, pas goditjes së Florim Berbatovcit të cilën e mbrojti portieri Zyberi, topi erdhi në këmbët e Mentor Mazrekajt, i cili shënoi me të majtën.
Vetëm tre minuta iu deshën mysafirëve për ta barazuar rezultatin me anë të Faruk Statovcit (60’).
Golin e fitores Prishtinës ia solli Besnik Krasniqi me kokë (72’), por meritat më të mëdha për këtë gol i pati lojtari i ndeshjes, Mentor Mazrekaj, i cili pas një driblimi spektakolare asistoi Besniku.
Prishtina me këtë fitore tubon 44 pikë dhe prinë në tabelën e klasifikimit, ndërsa Llamkos Kosova me 22 pikë, rrezikon gjasat e mbetjes në superligë.
Rezultatet e javës së 22-të:
Prishtina – Llamkos Kosova 2-1
Drita – Besa 2-0
Vëllaznimi – Ferronikeli 0-1
Drenica – Hysi 2-1
Të enjten, nga ora 15:00 takohen:
Trepça – Trepça ’89
Liria – Hajvalia
/Telegrafi/