Telegrafi

Kampioni shpërdoron shumë, paqe në derbin e javës

Ka përfunduar pa fitues ndeshja derbi e javës së 11-të mes Dritës dhe Trepçës ’89 1-1.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Trepça ’89 e nisi më mirë ndeshjen duke rrezikuar të parët portën e vendasve.

Ishte sulmuesi nigerian, Oto John që tentoi në minutën e 19-të, por portieri Leutrim Rexhepi ishte në vend.

Vetëm dy minuta më vonë super sulmuesi i 89-shit, Florent Hasani pranoi një top të mirë nga Chibuze dhe pasi kaloi edhe portierin vendas shënoi në portën e zbrazët për 0-1.

Sulmet e ‘Minatorëve’ nuk u ndalën derisa Oto John lëshoi një rast të artë në minutën e 32-të kur dështoi përballë portierit Rexhepi.

Me epërsinë minimale të kampionëve në fuqi përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Drita u mundua shumë që të gjejë golin e barazimit në pjesën e dytë duke shpeshtuar sulmet.

Fillimisht Ardian Limani tentoi pa sukses ndërsa Kastriot Rexha kishte rast të mirë shënimi në minutën e 57 por goditja e tij me kokë shkoi jashtë portës.

Pas shumë sulmeve të vendasve, më në fund ata gjetën golin e barazimit.

Ishte sulmuesi shtatlartë Kastritor Rexha që barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 70-të.

Rastin më të mirë për t’i dhënë triumfin 89-shit e kishte shënuesi i golit të parë, Florent Hasani në minutën e 88.

Hasani nuk arriti të konvertoj në gol 11 metërshin e fituar dhe kësisoj rezultati mbeti 1-1.

Pas 11 ndeshjeve në elitë, Drita dhe Trepça ’89 kanë grumbulluar nga 17 pikë dhe ndajnë pozitat pesë dhe gjashtë.

Në javën e ardhshme e cila do të zhvillohet në mesjavë, Drita do të mirëpres Prishtinën ndërsa 89-shi do të përballet me Flamurtarin. /Telegrafi/