Telegrafi

Kampioni rikthehet te fitoret, triumfon ndaj Golden State Warriors

Milwaukee Bucks janë rikthyer te fitoret pas dy humbjeve të njëpasnjëshme në NBA.

Kampioni në fuqi i elitës së basketbollit amerikan ka qenë nikoqir i Golden State Warriors, duke e mposhtur me 19 pikë diferencë, 118:99.

Bucks e kryen herët çështjen e fituesit, kur pas përfundimit të dy çerekëve të parë epërsia ishte 39 pikë 77:38.

Giannis Antetokounmpo ishte më i miri në këtë sfidë me 30 pikë, 12 kërcime e 11 asistime, duke shtuar edhe tri bllokada.

Me lojë të mirë te skuadra fituese u dalluan edhe Khris Middleton që shtoi 23 pikë si dhe Boby Portis me 20 të tjera.

Tek mysafirët më efikasi ishte Andrew Wiggins me 16 pikë, derisa Steph Curry ishte totalisht jashtë formës ku shtoi 12 pikë. /Telegrafi/