Site icon Telegrafi

Kampioni pret Prishtinën

Janë pesë takimet e para të cilat do të zhvillohen sot, derisa derbi i ‘nxehtë’ mes Gjilanit dhe Dritës zhvillohet nesër.

Përballja mes Istogut dhe Trepçës 89’ hap këtë xhiro, ndeshje kjo e cila zhvillohet në Pejë. Futbollistët mitrovicas do të mundohen t’i rikthehen fitoreve pas barazimit të arritur javën që lamë pas ndaj Feronikelit. Në anën tjetër Istogu në këtë ndeshje hyn i motivuar pas fitores së thellë të arritur ndaj Vushtrrisë në përballjen e kaluar.

Ballafaqim interesant do të zhvillohet edhe në Drenas ku skuadra e cila mban kreun e tabelës, Feronikeli do të jetë nikoqire e ekipit nga kryeqytetit, Prishtinës, të cilit këtë edicion i kanë munguar rezultatet pozitive.

Drenica-Liria është tjetër takim i kësaj xhiro i cili do të zhvillohet në Skenderaj. Drenicasit janë treguar të papërshtatshëm në terrenin e tyre, derisa skuadra e Lirisë do të mundohet të dal e pamposhtur, pasi që shquhet për barazimet e arritura në këtë kampionat me gjithsej gjashtë.

Po këtë të shtunë zhvillohen edhe këto dy ballafaqime : Hajvalia – Besa dhe Llapi – Vushtrria. Përveç duelit mes Istogut dhe Trepçës 89’ e cila nis në orën 13:00, përballjet tjera zhvillohen nga ora 14:00. /Telegrafi/
 

Exit mobile version