Telegrafi

Kampioni pëson humbjen e parë (Video)

Sot në orët e para të mëngjesit janë zhvilluar gjashtë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit, NBA. 

Padyshim se ndeshja kryesore ishte mes kampionit dhe ‘Shqiponjave’, ku këta të fundit triumfuan

Cleveland Cavaliers ka pësuar humbje prej Atlanta Hawks me rezultat 110-106, transmeton Telegrafi.

Bazemore shënoi 25 pikë, ndërsa Millsap shtoi 21. Dwight Howard, i cili mori katër qepje për shkak të një lëndimi në pjesën e parë, kishte 17 kërcime.

Irving ka udhëhequr Clevelandin me 29 pikë. Love shtoi 24, ndërsa LeBron James, i cili shënoi dy pikë në pjesën e parë, kishte 23 sosh.

Vlen të theksohet se kjo ishte humbja e parë për kampionin aktual të NBA. /Telegrafi/