Telegrafi

Kampioni përshëndet kapitenin me goleadë (Video)

Chelsea ka arritur të shënoi fitore në ndeshjen e fundit në Ligën Premier.

Kampionët e ri të Anglisë kanë triumfuar pa problem me rezultat 5-1 ndaj skuadrës së rënë nga elita e futbollit anglez Sunderland.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Javier Manquillos që shënoi në minutën e tretë.

Por vetëm pas pesë minutave, Chelsea arriti ta barazoi rezultatin në 1-1 nëpërmjet brazilianit Willian.

Në minutën e 28-të ndodhi momenti më emocionues në ndeshje, pasi kapiteni legjendar i Chelseat John Terry u zëvendësua për herë të fundit në karrierën e tij.

Terry u largua nga fusha me lot në sy dhe me një përshëndetje speciale nga tifozët e pranishëm në ‘Stamford Bridges’.

Golin e epërsisë për kampionët e ri të Anglisë e shënoi belgu Eden Hazard në minutën e 61-të pas asistimit nga Diego Costa.

Në minutën e 77-të, radhën për të shënuar e kishte edhe sulmuesi spanjoll Pedro Rodriguez për ta ngritur epërsinë në 3-1.

Ndërkohë për rezultatin përfundimtar u përkujdes Michy Batshuayi me dy gola të shpejtë në fund të ndeshjes 5-1.

Pas kësaj fitore, Chelsea e përfundon kampionatin si kampione e Anglisë me 93 pikë të tubuara.

Ky ishte titulli i gjashtë në histori të klubit për skuadrën londineze që më parë ka triumfuar edhe në stinorët 2014/15, 2009/10, 2005/06, 2004/05 dhe në vitin e largët 1954/55. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=C5DG6hqpfSk

https://www.youtube.com/watch?v=711EacppaI0

https://www.youtube.com/watch?v=sRHoqj9htsc

https://www.youtube.com/watch?v=DBkFec3zw-0