Toronto Raptors ka vazhduar ecurinë fantastike të fitoreve në NBA.
Kampioni në fuqi i NBA ka marrë edhe fitoren e 11-të radhazi, ku ‘viktima’ e radhës ishte Chicago Bulls 129:102.
Terence Davis pati një natë fantastike për Toronton, pasi shënoi 31 pikë dhe katër kërcime duke qenë më efikasi në takim.
Me paraqitje të mirë për kampionin u dallua edhe Pascal Siakam me 17 pikë si dhe Serge Ibaka me 16 të tjera.
? | Views thru 3 pic.twitter.com/wJleq0N7ts
— Toronto Raptors (@Raptors) February 2, 2020
Ndërkohë fitore të rëndësishme ka marrë edhe lideri aktual i Konferencës së Lindjes, Milwaukee Bucks.
Të udhëhequr nga Giannis Antetokoukpo, Bucks kanë mposhtur Phoenixin me 21 pikë diferencë 129:108.
Giannis ishte më efikasi në këtë sfidë me 30 pikë, 19 kërcime e nëntë asistime. /Telegrafi/
Rezultatet:
Detroit Pistons – Denver Nuggets 128:123
Houston Rockets – New Orleans Pelicans 117:109
Milwaukee Bucks – Phoenix Suns 129:108
Toronto Raptors – Chicago Bulls 129:102