Tashmë e shpalluar matematikisht kampione e Brazilit, skuadra e Palmeiras ka kërkuar që në nderë të klubit Chapecoenses të bartë fanellat e klubit që humbi gjithë ekipin dhe stafin drejtues në tragjedinë ajrore në Medellin të Kolumbisë.
Mediat braziliane raportojnë se Palmeiras ka bërë kërkesë te autoritetet e kampionatit Serie A, për t’ua lejuar atyre që në ndeshjen e fundit të sezonit të luajnë me fanellat e Chapecoenses në nderë dhe respekt të ekipit brazilian. Ndeshjen e fundit Palmeiras e zhvillon ndaj Vitorias në udhëtim.
Palmeiras zhvilluan ndeshjen e parafundit të sezonit të dielën pikërisht ndaj Chapecoenses ku me fitore minimale 1-0 siguruan edhe matematikisht titullin e kampionit.
Edhe pse u mendua se do t’a ketë lehtë, Chapecoenses ishte ekip shumë i vështirë për t’u mposhtur për kampionin e Brazilit, që fitoi vetëm 1-0.
Pas ndeshjes të gjithë tifozët duartrokitën ekipin mysafir, i cili vetëm pas 48 orësh do të gjendej i vdekur në një xhungël afër Medellinit të Kolumbisë, aty ku do të zhvillohej ndeshja e parë finale e Kupës së Amerikës së Jugut.
77 persona ndërruan jetë në këtë tragjedi, kurse shpëtuan vetëm tri lojtarë të klubit Chapecoense. Në mesin e të vdekurve janë edhe 22 gazetarë. /Telegrafi/