Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita ka marrë edhe fitoren e tretë radhazi ku ka mposhtur Ferizajn në udhëtim 0-2.
Në këtë takim të dyja skuadrat erdhën pas dy fitoreve radhazi në kampionat.
E ndeshja më mirë nisi për vendasit të cilët rrezikuan të parët me Mentor Mazrekajn nga gjuajtja e lirë por pa sukses.
Genc Hamiti në minutën e 15-të tentoi një goditje nga distanca por që Leutrim Rexhepi i mysafirëve ishte në vend.
Drita rastin e parë të mirë e pati në minutën e 30-të, kur Xhevdet Shabani tentoi shënimin e golit por pa sukses.
Një minutë më vonë kampioni në fuqi i Kosovës e gjeti golin e parë.
Xhevdet Shabani harkoi bukur në zonë, ndërsa Betim Haxhimusa shënoi për 0-1.
Sulmuesi ferizajas nuk e festoi golin për respekt ndaj ish skuadrës së tij.
Me epërsinë 0-1 të Dritës përfunduan 45 minutat e parë të kësaj sfide.
Skuadra vendase e udhëhequr nga Afrim Tovërlani e pati një start mjaftë të mirë në pjesën e dytë.
Bërbatovci dhe Haliti nuk arritën të konkretizonin raste tejet të mira për ta barazuar rezultatin.
Në minutën e 76-të, vendasit mbetën me një futbollist më pak në fushë pasi u Kristi Marku pas ndërhyrjes në Filonit Shaqirin.
Krejt në fund të ndeshjes, Drita e gjeti edhe golin e dytë në këtë sfidë me anë të Haxhi Nezirajt e që asistues ishte përsëri Xhevdet Shabani.
Drita pas kësaj fitore ngritët në pozitën e pestë në tabelë me 16 pikë të grumbulluara.
Ndërkohë Ferizaj mbetet në vendin e 10-të me 10 pikë por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/