Barcelona ka shënuar fitore të lehtë në javën e 37-të në La Liga. Skuadra katalunase e ka mposhtur në Camp Nou Getafen me rezultat 2-0.
Golin e parë për Blaugranët e shënoi Artuor Vidal në minutën e 39-të, e që ishte goli i vetëm në pjesën e parë.
Pjesa e dytë ishte përsëri në duart e Barcelonës, që arriti të dominojë me posedimin e topit dhe me rastet për gol, ndërsa Getafe dukej më stabil në mbrojtje.
Skuadra katalonase arriti ta vuloste fitoren në minutën e 89-të, pasi Djene Dakonam shënoi autogol, për ta mbyllur kështu ndeshjen 2-0 në favor të katalunasve.
Barcelona tashmë e ka fituar titullin e La Ligas, pasi deri më tani ka grumbulluar 86 pikë, nëntë më shumë se vendi i dytë, Atletico Madrid. /Telegrafi/