Para treningut është mbajtur një mbledhje, ku siç mëson gazeta Arena, janë përcjellur fjalët shpresëdhënëse të pronarit të klubit, Jeton Sadiku. Gjithnjë sipas informacioneve të siguruara nga gazeta, ai iu ka thënë ‘gladiatorëve’ se duhet të presin deri më datën 24 (korrik) dhe atëherë Llamkos Kosova do të kthehet edhe më e fortë se që ishte vitin e kaluar.
Fillimin e stërvitjeve e ka konfirmuar sulmuesi veteran i vushtrriasve, Labinot Osmani. “Ia kemi nisur stërvitjeve. Pasi që biseduam me trajnerin, vendosëm që të mos qëndrojmë më pasiv”, ka thënë për Arenën Osmani. /Telegrafi/