Interi e ka nisur mbrojtjen e titullit në Serie A jo në mënyrën se si do të dëshironin, duke barazuar 2-2 me Genoan.
Nerazzurët e nisën shumë mirë takimin, duke rrezikuar portën e vendasve, por që nuk i konkretizuan rastet.
Pas 20 minutash lojë, Genoa kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Alessandro Vogliacco.
CI METTE LA TESTA TIKUUUUUUUUUUUUUS 🤯
Parità a Marassi 💪#ForzaInter #GenoaInter pic.twitter.com/3EbAw1j68q— Inter ⭐⭐ (@Inter) August 17, 2024
Por, Interi u kundërpërgjigj me anë të Marcus Thuram (30’), kur u asistua prej Nicolo Barellas për 1-1.
Në 45 minutat e dytë, Interi intensifikoi lojën e tyre në sulm, por sërish kishin barazim.
Finisce il primo tempo a Genova ⏸️#ForzaInter #GenoaInter pic.twitter.com/cnOP87XxZD
— Inter ⭐⭐ (@Inter) August 17, 2024
Në minutën e 52-të, Federico Dimarco mendoi se kishte shënuar, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Shtatë minuta më vonë, Thuram nuk ia doli ta mposhte nga afërsia Pierluigi Gollinin.
CON LO SCAVETTOOOOOOOOOOOOO!!!!!
Tikus l’ha ribaltata 🤩🤩🤩🤩🤩🤩#ForzaInter #GenoaInter pic.twitter.com/wkiwIwY841— Inter ⭐⭐ (@Inter) August 17, 2024
Por, në minutën e 83-të, pas një rishikimi në VAR për pozicion jashtë loje, sulmuesi francez ia doli ta kalonte Interin në epërsi.
Nerazzurët menduan se e kishin fituar takimin, por në sekondat e fundit të ndeshjes, Genoa i barazoi shifrat në 2-2 me golin e Junior Messias (90+6′), që fillimisht e huqi penalltinë, por nga topi i kthyer ia doli të shënonte.
Në javën e dytë, kampioni në fuqi i Serie A do të ketë punë me Leccen. /Telegrafi/