Java e dytë në elitën e futbollit kosovar ka filluar me tri ndeshje të zhvilluara ditën e shtunë.
Ndërkohë në program janë tri sfida tjera ditën e sotme (e diel).
Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita do ta luaj edhe ndeshjen e javës së dytë si vendas, pasi do të jetë nikoqir i Flamurtarit.
Dy skuadrat në këtë takim vijnë pas fitoreve, ku Drita demoloi KEK-un 5-0, ndërsa Flamurtari triumfoi minimalisht ndaj Ferizajt 1-0.
Padyshim që derbi i javës së dytë do të luhet në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë.
Trepça ’89 do të jetë mikpritëse e fituesve të Kupës së Kosovës, Prishtinës.
Ekipi i drejtuar nga Gugash Magani vije në këtë takim mas barazimit ndaj Feronikelit, ndërsa Prishtina nuk e ka zhvilluar fare ndeshjen e javës së parë ndaj Gjilanit.
E ndeshja e fundit për këtë xhiro është ajo mes Ferizajt dhe Lirisë, që do të zhvillohet në Ferizaj tek fusha me bari sintetik. /Telegrafi/