Milwaukee Bucks nuk janë duke kaluar momente të mira në NBA.
Kampioni në fuqi ka pësuar një tjetër humbje, e gjashta këtë fillim edicion.
Në sfidën e zhvilluar në Capital One Arena, Bucks janë mposhtur me shtatë pikë diferencë nga Washington Wizards 101:94.
Breadley Beal ishte më meritori për fitoren e Wizards me 30 pikë, pesë kërcime e tetë asistime.
Me lojë të mirë te vendasit u dalluan edhe dyshja e ardhur këtë verë nga Lakera, Montrezall Harell e Kyle Kuzma që shtuan nga 15 pikë.
Giannis Antetokounmpo ishte më i miri nga radhët e kampionit në fuqi me 29 pikë, 18 kërcime e pesë asistime, por që nuk ishin të mjaftueshme për fitore.
Për vendasit e Wizards kjo ishte fitorja e shtatë këtë edicion kundrejt tri disfatave dhe mbajnë vendin e tretë në Konferencën e Lindjes.
Në anën tjetër pas 10 ndeshjeve të zhvilluara, Bucks kanë marrë katër fitore e gjashtë humbje. /Telegrafi/
Rezultatet:
New York Knicks – Cleveland Cavaliers 109:126
Orlando Magic – Utah Jazz 107:100
Sacramento Kings – Indiana Pacers 91:94
Washington Wizarda – Milwaukee Bucks 101:94
Oklahoma City Thunder – San Antonio Spurs 99:94
Golden State Warriors – Houston Rockets 120:107
LA Clippers – Charlotte Hornets 120:106