Golden State Warriors ka marrë edhe fitoren e tretë në përballje me Portland Trail Blazers.
Kampionët në fuqi kanë triumfuar në udhëtim me rezultat 110-99 duke ia shtuar edhe më shumë gjasat vetës për finalen e madhe.
Që nga fillimi i ndeshjes Warriors ishin më të mirë dhe krijuan epërsi që arritën ta mbanin deri në fund.
Stephen Curry ishte basketbollisti më efikas në këtë takim me 36 pikë, gjashtë kërcime e tre asistime.
Took care of business tonight. pic.twitter.com/ITg2Q1HsND
— Golden State Warriors (@warriors) May 19, 2019
Në anën tjetër Draymond Green arriti ‘Triple Double’, prej 20 pikëve, 13 kërcimeve e 12 asistimeve.
Ndërsa Klay Thompson e mbylli takimin me 19 pikë, pesë kërcime e pesë asistime.
Për vendasit më efikasi ishte Cj McCollum me 23 pikë, ndërsa Damien Lillard e mbylli ndeshjen me vetëm 19 sosh.
Ndeshja e katërt e finales së Perëndimit zhvillohet përsëri në Portland dhe kampionëve në fuqi iu mjafton një fitore për të shkuar në finalen e madhe të NBA-së. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=6XZWpWYG1u0