Golden State Warriors ka pësuar humbje në ndeshjen derbi të mbrëmjes në NBA.
Kampioni në fuqi është mposhtur para adhuruesve të vet nga Milwaukee Bucks me rezultat 134:111.
Në këtë takim u vërejt mungesa e Draeymond Green tek vendasit mbrojtja e tê cilëve ishte më e dobët pa alo qendrën.
Bucks e morën ndeshjen me seriozitetin më të madh nga fillimi dhe kësisoj triumfuan në tre çerekët e parë.
Epërsia më e lartë nga mysafirët në këtë takim ishte 27 pikë në çerekun e tretë dhe në fillim të çerekut të katërt.
Eric Bledsoe me 26 pikë ishte më efikasi për Bucks.
Me lojë të mirë u dallua edhe Giannis Antetokounmpo me 24 pikë e Malcom Brogdon që shtoi 20 të tjera.
Për Warriors basketbollisti më efikas ishte Klay Thompson që shtoi 24 pikë.
Steph Curry e mbylli takimin me 10 pikë ndërsa Kevin Durant me vetëm 17 sosh.
Kësisoj kampioni në fuqi pësoi humbjen e dytë nga 12 ndeshje të zhvilluara. /Telegrafi/