Site icon Telegrafi

Kampioni mposhtë me vështirësi Llapin dhe vazhdon kryesimin në Superligë

Drita ka marrë një fitore të madhe në shtëpi përballë Llapit 1-0 për të nisur me tri pikë edicionin pranveror.

Edhe pse bora kishte mbuluar fushën e stadiumit të qytetit në Gjilan, nuk i pengoi futbollistët e dy skuadrave të krijojnë raste të mira.

Astrit Fazliu i vendasve provoi i pari goditjen, por që priti për mrekulli Coric.

Në anën tjetër Kastriot Selmani i Llapit ishte pranë golit, por shtylla pingule iu mohoi një gjë të tillë në minutën e 14-të.

Ergyn Ahmeti tentoi nga distanca me një gjuajtje fantastike, por përsëri portieri mysafir ishte në vend duke larguar në këndore.

Me rezultatin e bardhë 0-0 përfunduan 45 minutat e para në Gjilan mes Dritës dhe Llapit.

Drita në pjesën e dytë ishte edhe më kërkuese duke krijuar disa raste shënimi.

Kampioni në fuqi tentoi me Fazliun, Rexhën e Ahmetin, por pa sukses deri në minutën e 74-të.

Kur kishin mbetur 16 minuta para fundit të ndeshjes, sulmuesi me përvojë, Astrit Fazliu u gjend bukur në zonë derisa me një goditje të fortë realizoi për 1-0.

Përkundër tentimeve të mysafirëve për të barazuar rezultatin, një gjëje të tillë nuk ia dolën dhe Drita mori tri pikët.

Me këtë fitore, Drita vazhdon ta ruaj pozitën e parë në tabelë me 44 pikë, tri më shumë se ndjekësi i saj më i afërt Ballkani.

Ndeshjen e ardhshme Drita do ta luaj përsëri në shtëpi, pasi e pret Trepçën ’89, ndërkohë Llapi do të luaj në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ përballë Gjilanit. /Telegrafi/

Exit mobile version