Pas tri ndeshjeve të djeshme që e hapën fazën e dytë të kampionatit, sot do të luhen edhe dy takime tjera që do të kompletojnë xhiron e 10.
Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita, do të luajë në udhëtim kundër Llapit.
Forma jo e mirë dhe pikët e pakta në fazën e parë të kampionatit ‘detyrojnë’ Llapin të luajë për ‘gjah të plotë sot’ pasi që është në fund të renditjes.
Në anën tjetër, Drita po ashtu kërkon tri pikë për të mos lejuar shkëputjen e madhe të Ballkanit.
Ndeshja tjetër shumë interesante e ditës zhvillohet në Skenderaj, ku Drenica pret Prishtinën.
Pas fitores ndaj Trepçës ’89, kuqezinjtë luajnë sfidën e dytë nën drejtimin e trajnerit të ri, Bledar Devollit, ndërsa Prishtina udhëton pas dy humbjeve radhazi ndaj Ballkanit dhe Gjilanit.
Gjyqtar kryesor në Podujevë mes Llapit dhe Dritës do të jetë Visar Kastrati, ndërsa në Skenderaj sfidën mes Drenicës dhe Prishtinës e gjykon Mervan Bejtullahu.
Të dy takimet fillojnë prej orës 13:30.
SUPERLIGA – SOT
13:30 Llapi – Drita
Gjyqtarë: Visar Kastrati, Granit Hyseni, Elvis Bicaj, Vigan Ibërdemaj.
13:30 Drenica – Prishtina
Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu, Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa, Tefik Maloku. /Telegrafi/