Drita do të jetë nikoqire e Drenicës në kuadër të xhiros së tetë në elitën e futbollit kosovar.
Kampioni në fuqi i Kosovës deri më tani ka zhvilluar vetëm pesë ndeshje, pasi dy të tjera do t’i luaj në një termin të lirë.
Gjilanasit në këtë takim vijnë pas humbjes në derbi nga Ballkani 2-0, teksa nga humbja vjen edhe Drenica.
Kuqezinjtë u mposhtën në shtëpinë e tyre me rezultat 0-1 nga Arbëria dhe kërkojnë këndelljen.
Dy skuadrat futën në fushë për tri pikët pasi vetëm në këtë mënyrë qëndrojnë brenda objektivave.
Tanimë dy trajnerët, Ardian Nuhiu dhe Fadil Rama kanë publikuar formacionet zyrtare.
Formacionet zyrtare:
Drita: Maloku, Brdarovski, Limani, Cuculi, Arago, Namani, B. Shabani, Xh. Shabani, Fazliu, Ajzeraj, Rexha.
Drenica: Ymeri, Lushtaku, Bejta, Miftaraj, Zeqaj, Thaqi, Tahiri, Murati, Jashari, Dervishaj, Elshani.
/Telegrafi/