Telegrafi

Kampioni kërkon këndelljen në udhëtim te Arbëria, interesant në Skenderaj

Superliga e Kosovës vazhdon sot (e shtunë) me xhiron e 27-të, ku në program janë dy ndeshje mjaftë interesante.

Në “Bajram Aliu” skuadra e Drenicës pret Trepçën’89, kurse Drita do të jetë mysafire e Arbërisë.

Që të dy ndeshjet do luhen me orar të ri prej orës 15:00.

Drita do udhëtojë në stadiumin “Zahir Pajaziti” ku do të takohet me Arbërinë që po lufton për mbijetesë.

Skuadra e Ardian Nuhiut do t’i kërkojë pikët e plota që ta mbajë hapin me rivalët për titull.

Drita gjendet në pozitë të dytë me 55 pikë në tabelë, por me pikë të barabarta me Ballkanin që është lider, kurse Arbëria ka 27 pikë në vendin e tetë në tabelë.

Ndeshje e fortë pritet të jetë edhe në Skenderaj, ku Drenica kërkon pikët e shpresës se trajnerin e Samir Sermanxhaj, përballë Trepçës ’89 që është në krizë të rezultateve.

Drenica mban pozitën e nëntë në tabelë me 27 pikë, kurse mitrovicasit kanë 32 pikë në pozitën e gjashtë. /Telegrafi/