Telegrafi

Kampioni i Italisë fillon kontaktet për transferimin e Ardian Ismajlit

Corriere dello Sport shkruan se Ardjan Ismajli mund të kalojë te Napoli në afatin kalimtar të verës, me menaxherin e shqiptarit që ka pasur kontakte me klubin e njohur italian.

Nuk është sekret që Napoli është në kërkim të një mbrojtësi në afatin kalimtar të janarit, me drejtorin sportiv Mauro Meluso, që ka filluar kontaktet.

Emri i parë i kontaktuar është Ardian Ismajli, në emër që e njeh nga afër Meluso, pasi e kishte afruar nga Hajduk Split te Spezia sa ishte aty drejtor.

Sipas Corriere dello Sport, tashmë ka pasur kontakte me agjentin e Ismajlit, Serxhio Mezin.

Madje aty shtohet se kontaktet kane qenë që të mbyllin marrëveshjen sa më shpejtë.

Lexo po ashtu Nga përballja me sulmuesin më të fortë te suksesi që pret në Euro 2024 - Ardian Ismajli flet për shumë gjëra në intervistën e fundit

27-vjeçari llogaritet mbrojtës shumë i rëndësishëm te Shqipëria ku ka edhe 35 paraqitje deri më tani.

Nëse bashkohet me Napolin, ai për bashkëlojtar do ta ketë kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmanin. /Telegrafi/