Telegrafi

Kampioni ia tregon vendin Chelseat

Nga fillimi ndeshja ishte tejet dinamike, me vendasit që kishin dominimin në të gjitha aspektet.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, por pjesa e dytë ishte e jashtëzakonshme.

Chelsea kishte mundësinë në fraksionin e dytë të kalonte në epërsi, por Frank Lampard dështoi pas një kohe të gjatë nga pika e bardhë, kur Joe Hart e ndali goditjen e tij.

Në vazhdim Aguero lëshoi dy mundësi shumë të mira për vendasit pa i konkretizuar, para se Yaya Toure në minutën e 63-të pas një kombinimi të mirë me Silvan të lansonte një goditje mjeshtërore për 1-0 dhe gëzimin e tifozëve vendas.

Në vazhdimi Chelsea tentoi të bënte kthesën, por nuk ia doli dhe ishte e kotë, pasi Carlos Tevez me ndihmën e David Silvas e dyfishoi epërsinë për 2-0 dhe rezultatin përfundimtar të këtij takimi (85’).

Manchester City ka 56 pikë në vendin e dytë në tabelën e Ligës Premier, 12 pikë më pak se sa Manchester United në vendin e parë. /Telegrafi/