Telegrafi

Kampioni i shahut “kapet mat”…, në tualet!

Sipas BBC, Gaioz Nigalidze mund të përjashtohet për tre vite nga çdo aktivitet.

Kampioni i Gjeorgjisë po luante kundër armenit Tigran Petrosian në Dubai Open.

Petrosian njoftoi autoritetet se kundërshtari i tij po e vizitonte rregullisht banjën.

Çdo dhjetë minuta, ai shkonte në banjë.

Kur doli nga tualeti, zyrtarët zbuluan një celular të zgjuar të mbështjellë me letër higjienike dhe të vendosur në kosh.

Ai mohoi gjithçka, por në celular kishte hyrë në faqen e tij në FB dhe po shihte një program shahu. /mapo.al/