Site icon Telegrafi

Kampioni i Bangladeshit shkatërron 40.000 minj

Binua Kumar Karmakar, 40-vjeçar, i ka mbytur minjtë në kuadër të programit të shtetit për deratizim. Si shpërblim ai ka marrë një televizor.

"Gjatë vitit 2008, bujqit tonë kanë shkatërruar rreth 25 milionë minj e Binua Kumar Karmakar është shpallur kampion pasi që ka mbytur 39.650 prej tyre", ka thënë për agjencinë franceze të lajmeve “France Press”, zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë së Bangladeshit, Abdul Halim.

Exit mobile version