Site icon Telegrafi

Kampioni fiton përballë Vëllaznimit

Trepça ’89 e ka nisur mirë edicionin pranveror në Superligën e Kosovës.

‘Minatorët’ kanë mposhtur me rezultat minimal 1-0 Vëllaznimin e Gjakovës.

Kampioni në fuqi i Kosovës pas eliminimit nga Kupa fokusin më të madh e ka në kampionat.

Kësisoj ndeshjen e parë e zhvilluan në shtëpi ndaj Vëllaznimit të Gjakovës.

Dy skuadrat kishin disa gjysmë raste në pjesën e parë por duke mos arritur ta dërgojnë topin në rrjetë.

Me të filluar pjesa e dytë vendasit kanë arritur ta zhbllokojnë edhe ndeshjen.

Ishte kapiteni Shpëtim Idrizi që me një goditje të fuqishme nga largësia mposhti portierin Muhaxherri për 1-0.

Vendasit kishin edhe disa raste të tjera shënimi por që nuk arritën të shënonin më gola.

Skuadra e Gugash Maganit pas kësaj fitore ngjitët në pozitën e pestë në tabelë me 30 pikë të grumbulluara.

Ndërkohë Vëllaznimi mbetet në pozitën e nëntë me 25 pikë pas 19 javëve.

Në javën e ardhshme 89-shi luan në udhëtim te Besa, derisa Vëllaznimi pret Prishtinën. /Telegrafi/

Exit mobile version