Drita është rikthyer te fitoret pas barazimit javën e kaluar me Prishtinën 0-0.
Skuadra gjilanase ka fituar në udhëtim te Besa me rezultat të thellë 1-4.
Ishte një ndeshje e dominuar nga Drita nga fillimi deri në fundin e saj, ku goli i parë u shënuar në minutën e katërt.
Betim Haxhimusa realizoi fillimisht për Dritën për 0-1, ndërsa tetë minuta më vonë Astrit Fazliu shënoi për 0-2.
Besa u rikthye në lojë në minutën e 18-të, kur Krasniqi shënoi gol të bukur për të ngushtuar epërsinë në 1-2.
Megjithatë kampioni në fuqi shkoi në pushim mes dy pjesëve me dy gola epërsi, pasi Betim Haxhimusa shënoi për 1-3 në minutën e 40-të.
Në pjesën e dytë Drita u tregua më e kujdesshme duke mos shpenzuar shumë energji.
Ekipi i drejtuar nga trajneri Ardian Nuhiu realizoi në minutën e 64-të me anë të Astrit Fazliut për rezultatin përfundimtar 1-4.
Me këtë fitore Drita barazohet me pikë me Ballkanin në vendin e parë me 26 pikë, ndërsa Besa mbetet e fundit me vetëm gjashtë pikë. /Telegrafi/