Site icon Telegrafi

Kampioni fillon mbarë, Reali e mund Romën

Real Madridi ka shënuar fitore të merituar ndaj Romës me rezultat 3-0 në Santiago Bernabeu.

Klubi mbretëror kishte dominimin në sfidë në Bernabeun e stërmbushur edhe pse Ronaldo nuk ishte në formacion sikur edicionet e kaluara. p

Loja e Realit ishte mbreslënëse, ku mbretërit kishin raste të shumta shënimi.

Bale kishte një mundësi të mrekullueshme shënimi, por nuk arriti të zhbllokojë.

Goli hapës erdi në fund të pjesës së parë (44′), kur Isco shënoi me një gjuajtje mjeshtërore nga gjuajtja e lirë.

https://twitter.com/D9INE_NEXUS_/status/1042501496644886528

Në pjesën e dytë vazhdoi dominimi i madh i Realit, ku Bale gjeti rrjetën në minutën e 58-të me asistim të Luka Modric.

https://twitter.com/D9INE_NEXUS_/status/1042507983027023873

Dominimi i Realit vazhdoi deri në minutat e fundit, dhe krejt në fund erdhi edhe goli i tretë.

Reali në Grupin G ka lidershipin me tri pikë, duke u ndjekur nga Plzen dhe CSKA që barazuan në Çeki.

/Telegrafi/

Exit mobile version