Kështu, KEK-u fiton takimin me rezultat zyrtar 3:0, pasi ankesa e tyre është aprovuar nga KG, njofton FFK.
KEK-u ishte ankuar se lojtari Ibrahim Peci nuk ka pasur të drejtë loje, për shkak të kartonëve të marrë edicionin e kaluar me Trepçën ’89. Ai ishte ndëshkuar edhe në finale.
Ja vendimi i plotë:
VENDIM
Ndeshje ; KEK-u – FERONIKELI e zhvilluar në Kastriot , stadiumin e qytetit “ Agron Rama “ regjistrohet me rezultat zyrtar; 3:0 në favor të klubit të futbollit “ KEK-u “ nga Kastrioti.
Arsyetim
Bazuar në provat e ofruara nga ana e palës së ankimuar rezulton së klubi i futbollit “ Feronikeli “ nga Drenasi ka bërë shkelje të akteve normative, duke aktivizuar lojtarin pa të drejtë loje ; IBRAHIM PECI me numër të Librezës sportive 1/645 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 8 .
Prova
Lojtari Ibrahim Peci ishte i penalizuar me karton të verdhë në ndeshjen e Digitalb Kupes së Kosovës – rrethi i dytë ; Trepça – Trepça 89 e zhvilluar me date 10.03.2015 dhe penalizimin e dytë me karton të verdhë e kishte në ndeshjen finale të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll ; Feronikeli – Trepça 89 e zhvilluar me date 14.06.2015 në Prishtinë.
Shpjegimi; Lojtari që ndëshkohet me vërejtjen e dytë publike në ndeshjen e fundit që ekipi i tij e zhvillon për KUP-ë, e vuan dënimin në ndeshjen e ardhshme të garave të KUP-së së Kosovës në futboll – në kampionatin e ardhshëm të KUP-së ( Rregullorja disiplinore neni 16 paragrafi 2 ).