Telegrafi

Kampioni e përfundon sezonin me një fitore të thellë (Video)

Juventusi ka fituar ndaj Sampdorias me rezultat 5-0.

Zonja e Vjetër ishte dukshëm më e mirë në fushë se mysafirët dhe kjo ishte një fitore e merituar.

Goli i parë në ndeshje erdhi nga Patrice Evra në minutën e pestë, ndërsa pas dhjetë minutash shënoi edhe Paulo Dybala.

Argjentinasi shënoi edhe një herë në minutën e 37-të dhe me rezultat 3-0 përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë shënuan edhe dyshja Giorgio Chiellini (77’) dhe Leonardo Bonucci (85’).

Juve e përfundoi sezonin 2016/17 me 91 pikë. /Telegrafi/

Juventus 1 – 0 Sampdoria # Evra

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 14 May 2016

Juventus 2 – 0 Sampdoria # Dybala

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 14 May 2016

3-0: Gol i bukur nga Dybala 🙂

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 14 May 2016