Site icon Telegrafi

Kampioni e nis me fitore përballë Flamurtarit

Trepça ’89 ka shënuar fitore me rezultat 3-1 përballë Flamurtarit në ndeshjen hapëse të Superligës për edicionin 2017/18.

Ndeshja filloi me aksione të bukura nga të dy skuadrat.

Zhvillohej minuta e 10-të kur Muharrem Jashari mori një pasim të bukur nga Florent Hasani e nga afërsia me qetësi shënoi për 1-0.

Flamurtari provoi ta barazojë rezultatin në pjesën e parë me disa raste, por që nuk e arriti.

Në anën tjetër 89-shi ka mundur ta dyfishojë epërsinë, por që goditja e Shpëtim Idrizit qëlloi shtyllën.

Kampionët aktual e nisën pjesë e dytë me gol, pasi Otto John shënoi nga afërsia pas një harkimi në zonë (2-0)

Flamurtari u kthye në lojë në minutën e 63-të, kur shënoi Ardit Jaupajt.

Krejt në fund 89-shi shënoi edhe golin e tretë me Florent Hasanin i cili shënoi gol shumë të bukur. /Telegrafi/

Exit mobile version