Trepça ’89 ka shënuar fitore në kuadër të xhiros së 15 të Vala Superligës së Kosovës në futboll.
Kampioni aktual ka triumfuar para shikuesve të vetë në stadiumin “Adem Jashari” kundër Vllaznisë me rezultat 2-0.
Vendasit dominuan gjatë gjithë pjesës së parë të takimit, por hasën në mbrojtjen e fortë të mysafirëve.
Këta të fundit u munduan që përmes kundër sulmeve të realizonin golin e epërsisë, por 45 minutshi i parë përfundoi pa gola.
Por, në pjesën e dytë “minatorët” arritën të zhbllokonin rezultatin duke realizuar golin e epërsisë.
Ishte sulmuesi Otto John që realizoi gol me kokë në 60 minutë pas harkimit të bukur të Përparim Islamit.
Dhjetë minuta më vonë një supergol e shënon edhe Florent Hasani, i cili ngrit epërsinë e veriorëve në dy gola.
Deri në fund të takimit më nuk pati gola dhe kështu ndeshja përfundoi me rezultat 2-0 në dobi të gjelbërvezinjve.
Pas kësaj, Trepça ’89 zë pozitën e katërt të renditjet tabelore të ligës elitare të Kosovës me 21 pikë ndërsa Vllaznia mbetet në vendin e fundit me pesë pikë.
Theksojmë se takimin e radhës “minatorët” do ta luajnë si mysafirë të Gjilanit gjersa Vllaznia e pret Prishtinën. /Telegrafi/