Ilir Latifi pas fitores ndaj Ovince Saint Preux në UFC, i kërkoi përballje Daniel Cormierit.
Ky i fundit kampion aktual për pesha deri në 93 kilogram, por aktualisht gjithë fokusi i tij është pesha e rëndë dhe meçi me Stipe Miocic më 7 korrik 2018.
Cormier tha se ai ka respekt për Latifin, por me fjalë të tjera tregoi se shqiptari nuk është në planet e tij për momentin.
“Unë kam punë fillimisht me Stipe Miocic, jam duke bërë gjëra më të mëdha tani”.
“Më pëlqen Ilir Latfi është djalë shumë i mirë, jemi stërvitur bashkë më parë. Por, për mua të ndeshem me dikë që është më i shkurtë se unë, do ishte dominim i pastër. Do ishte sikur të ndeshesha me Jeff Monson prapë”.
Ndërsa i pyetur se sa është vështirë të jesh analistë dhe të dëgjosh të tjerët teksa të kërkojnë përballje, kurse ju duhet të jeni profesionist dhe të flisni mirë ata, tha:
“Është gjë e mirë pasi ata të respektojnë, por ishte momenti i tij (flet për Latifin) dhe nuk doja t’ia merrja. Ishte momenti më i mirë për Ilir Latifin për të bërë atë që bëri, e vlerësoj”, ka thënë Cormier.
Në rast të fitores së Cormier ndaj Miocic, amerikani do ishte kampion i dy divizioneve, atë në pesha të rënda dhe të lehta.
Latifi e ka cekur se nuk e ka problem të ndeshjet në asnjërën nga këto kategori, pra i mbetet Cormierit të vendos.
Iliri pa fitores ndaj Ovinces renditet i teti në UFC, ndërsa kundërshtari i tij para ndeshjes ishte në pozitën e pestë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=w-oum2IiaDE