Telegrafi

Kampioni i botës mysafir i Gjermanisë, formacionet zyrtare

Kampioni aktual i Botës, Franca do ta luaj ndeshjen e parë ndaj Gjermanisë pas triumfit në Kupën e Botës.

Francezët do ta kenë ndeshjen e parë në udhëtim pas triumfit në Rusi ku do t’i presë një rival i fortë si Gjermania.

Ndërkohë gjermanët pas dështimit në Rusi do të mundohen t’i nisin mbarë ndeshjet në Ligën e Kombeve.

Trajneri Joachim Low ka rikthyer në skuadër Leroy Sanen, ndërsa ka lënë jashtë lojtarë si Emre Can, Sami Khedira apo Mesut Ozilt që u largua nga Kombëtarja.

Si Low ashtu edhe trajneri i Francës, Didider Deschamps kanë publikuar formacionet zyrtare.

Formacionet zyrtare:

Gjermania: Neuer, Ginter, Hummels, Rudiger, Boateng, Kimmich, Goretzka, Kroos, Werner, Reus, Muller.

Franca: Areola, Pavard, Varane, Umtiti, Hernandez, Pogba, Kante, Mbappe, Griezmann, Matuidi, Giroud. /Telegrafi/